Bota

Vrasja e policit Triumf Riza/ Enver Sekiraqa dënohet me 25 vite burg

Edhe në seancën e sotme, ai ka mohuar para togave të zeza se ka lidhje me ngjarjen

E.K
Vrasja e policit Triumf Riza/ Enver Sekiraqa dënohet me 25 vite burg
Enver Sekiraqa

KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar këtë të premte me 25 vite burg Enver Sekiraqën, i akuzuar për shtytje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, vrasje që ka ndodhur në vitin 2007. Edhe në seancën e sotme, ai ka mohuar para togave të zeza se ka lidhje me ngjarjen. Në seancë ai ka deklaruar se Arben Selmanaj e kishte goditur me revole në kokë, kështu ai e kishte humbur vetëdijen e se nga plumbat Triumf Riza i kishte shpëtuar jetën.

“Arben Selmanaj m’ka ra mua me revole në kokë, mbrapa, mandej unë jam kanë pa vetëdije, aty çka u bë nuk e di, veç kur e kam pa veten në spital. Unë prej plumbave kam thënë se më ka shpëtu Triumfi jetën”, kishte deklaruar Enver Sekiraqa.

Enver Sekiraqa, ish-efektivi i Policisë së Kosovës është ish-bashkëshorti i këngëtares Adelina Ismajli. Sekiraqa ishte shpallur fajtor dy herë nga shkalla e parë, por çështja ishte kthyer në rigjykim. Më 17.05.2016 ishte dënuar me 37 vjet dënim me burgim kurse herën e dytë ishte dënuar (16.09.2019) me 30 vjet dënim me burgim. Polici nga Kaçaniku, Triumf Riza ishte vrarë më 30.08.2007 në Prishtinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB