
RUSI- Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë zbuluar se presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të mos ketë urdhëruar vdekjen e liderit të opozitës Alexey Navalny në një kamp burgu në shkurt, raportoi Wall Street Journal.
Vlerësimi i SHBA-së bazohet në një sërë informacionesh, duke përfshirë madje edhe inteligjencën e klasifikuar, dhe një analizë të fakteve publike, duke përfshirë kohën e vdekjes së tij dhe mënyrën se si ajo ndikoi në rizgjedhjen e Putinit, raportojnë mediat e huaja.
Disa agjenci të inteligjencës evropiane janë vënë në dijeni për pikëpamjen e SHBA. Por disa vende mbeten skeptike për faktin nëse Putini nuk kishte rol të drejtpërdrejtë në vdekjen e Navalny. Në një sistem të kontrolluar fort si Rusia e Putinit, është e dyshimtë se Navalnit mund t'i ketë ardhur fundi pa vetëdijen paraprake të presidentit, theksojnë zyrtarë evropianë për Ëall Street Journal.
Aleatët e Navalny insistojnë se vdekja e tij ishte orkestruar nga Kremlini. Në një deklaratë, Leonid Volkov, aleat për një kohë të gjatë i Navalny, hodhi poshtë vlerësimin e komunitetit të inteligjencës amerikane si naive.
Vdekja e Alexey Navalny
Pasditen e 16 shkurtit, Shërbimi Federal i Ndëshkimit të Rusisë raportoi vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në Institucionin Korrektues Nr. 3 në Kharp, Okrug Autonome Yamalo-Nenets, në Siberinë veriperëndimore. Alexei Navalny ishte i burgosur që nga fillimi i vitit 2021. Gjykata e qytetit të Moskës e dënoi atë me 19 vjet burg në një burg të sigurisë së lartë për "ekstremizëm" në gusht 2023.
Mëngjesin e 19 shkurtit, Lyudmila Navalnaya mbërriti në morgun në qytetin e Salekhard ku dyshohet se mbahej trupi i djalit të saj, politikanit opozitar Alexei Navalny. Megjithatë, as ajo dhe as avokatët e saj nuk u lejuan të hynin. Më 20 shkurt, Lyudmila regjistroi një video apel drejtuar presidentit të Rusisë, duke kërkuar që trupi i djalit të saj të kthehej në mënyrë që ajo ta varroste. Më 24 shkurt, punonjësit e burgut rus më në fund ia dorëzuan nënës së tij trupin e liderit të opozitës Alexei Navalny./ZËRI