Bota

'Tërbohet' Erdogan, mallkon Netanyahu-n dhe sulmon SHBA-në

Duke e përshkallëzuar edhe më tej fjalimin e tij, presidenti turk lëshoi ​​mallkime kundër Netanyahut.

E.K
'Tërbohet' Erdogan, mallkon Netanyahu-n dhe sulmon SHBA-në
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan iu drejtua me një gjuhë të ashpër Izraelit dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke folur në konferencën e 5-të të Platformës Ndërparlamentare për Jerusalemin që u zhvillua në Stamboll. Në të njëjtën kohë ai kritikoi ashpër SHBA-në, i qëndroi pranë Hamasit dhe tha se askush nuk mund ta heshtë dhe të kërkojë që ai të mos mbështesë palestinezët. Duke e krahasuar edhe një herë Netanyahun me Hitlerin dhe nazistët, ai tha se Izraeli vrau më shumë se 15,000 fëmijë në Gaza.

“Netanyahu e ka shkruar emrin e tij në histori me turp si kasaphanë i Gazës. Kjo stigmë nuk do të largohet pavarësisht se çfarë bëjnë ata”, tha ai.

“Ashtu si çdo kriminel, krimet e të cilit i tregohen në fytyrë, qeveria izraelite mendon se mund të na heshtë. Ata mendojnë se mund të mbulojnë vrasjet me fuqinë e shtypit dhe lobeve. Pavarësisht se çfarë bëni, sado të përpiqeni, është e kotë. Nuk mund të vendosësh zinxhirë në zemrën e Erdogan. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi para kërcënimeve dhe presioneve tuaja”, shtoi ai.

Duke e përshkallëzuar edhe më tej fjalimin e tij, presidenti turk lëshoi ​​mallkime kundër Netanyahut:

"O Netanyahu, dëshira ime është kjo: Zot, tregohu si i Plotfuqishëm dhe drejtoji këta sionistë, veçanërisht Netanyahu, drejt shkatërrimit".

Edhe një herë, Erdogan përsëriti se Hamasi nuk është një organizatë terroriste:

"Ne nuk mund të jemi ndër ata që shpifin se Hamasi është një organizatë terroriste vetëm sepse Izraeli dhe mbështetësit e tij perëndimorë e duan atë."

"Ne nuk mund t'i quajmë terroristë luftëtarët e rezistencës palestineze, siç bëjnë legjionarët dhe mercenarët që janë shërbëtorë të Izraelit. Ne nuk do t'i shmangemi shprehjes së kësaj të vërtete me guxim, përderisa të kemi një zë dhe për sa kohë që forcat tona na lejojnë, Ne do të vazhdojmë të mbështesim kauzën palestineze dhe rezistencën fisnike e të ndershme vëllezërit ne në Gaza me zërin tonë, me fjalët tona, me ndihmën tonë humanitare dhe me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion, ata vëllezër, fëmijët, nipërit dhe të afërmit e të cilëve ranë dëshmorë në sulmet izraelite dhe ne ndajmë dhimbjen e tyr", shtoi ai.

Duke iu drejtuar veçanërisht Shteteve të Bashkuara, ai argumentoi se është një "turp dhe padrejtësi e madhe" që populli palestinez nuk është anëtar i plotë i OKB-së.

“Hapi i ndërmarrë në këtë drejtim në Këshillin e Sigurimit javën e kaluar u përball me veton e SHBA-së dhe u bllokua. Me këtë vendim, SHBA-ja ka injoruar edhe vullnetin e shteteve të tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit. Ne nuk e pranojmë këtë vendim. Me mbështetjen e pakushtëzuar ushtarake dhe diplomatike për Izraelin, qeveria amerikane nuk po kontribuon në zgjidhje. Kjo bën që problemi të rritet edhe më shumë”.

Së fundi, presidenti turk mohoi edhe një herë pretendimet se baza aleate e Kurecik në Turqinë lindore ka dhënë informacion gjatë sulmit të Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se qendra e veçantë e radarit nuk mund të ketë marrëdhënie, lidhje apo kontakte me asnjë shtet, përveç sigurisë së Turqisë dhe Aleancës./ZËRI

Poll

MOS HUMB