KOSOVË- Procesi zgjedhor për zgjedhjet parlamentar në Kosove po shkon drejt përfundimit, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë që të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës.
Kurti u është drejtuar qytetrëve me një video mesazh në rrjete sociale, duke iu kujtuar atyre se kanë mbetur më pak se dy orë e gjysmë deri në mbylljen e vendvotimeve. Ai nënvizoi se pjesëmarrja sa më e gjerë në zgjedhje rrit legjitimitetin e institucioneve të ardhshme.
“Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës. Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit. Ju dua.”, deklaron Kurti.
/ZËRI