KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime deri në orën 15:00. Sipas KQZ-së pjesëmarrja ka arritur deri në 27.95%. Nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë me të drejtë vote, 558 mijë e 872 prej tyre kanë ushtruar të drejtën e tyre qytetare, sipas shifrave zyrtare të KQZ-së.
Në një konferencë për mediat, kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se në zgjedhjet e Kosovës deri më tani kanë votuar një numër më i lartë qytetarësh, krahasuar me 9 shkurtin.
“Numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00, janë më shumë se 572 mijë votues ose 28.7% e totalit. Ndërsa në shkurt të këtij viti, për të njëjtin hark kohor, votuan 28.32% të qytetarëve”, tha ai.
Lidhur me problematikën e ndërprejes së energjisë elektrike në disa qendra votimit, Radoniqi tha se janë marrë masat që energja të rikthehet brenda një kohe të shkurtër.
“Janë marrë hapat e nevojshëm për rikthimin e energjisë elektrike, në një kohë shumë të shkurtër“, tha ai./ZËRI