
MOSKË- Nga Kremili po vijnë vetëm lajme të këqija! Një tjetër kanal në Telegram tha lajmin se Vladimir Putin, 71 vjeç, kishte 'vdekur në pallatin e tij luksoz pyjor Valdia', e po ashtu kishte pretendime se një "grusht shteti" po zhvillohej edhe në Moskë. Lajmërimi vjen vetëm disa ditë pas lajmit se Putin kishte kaluar një arrest kardiak.
Postimi i plotë në Telegram lexonte:
Kujdes! Aktualisht ka një tentativë për grusht shteti në Rusi! Presidenti rus Vladimir Putin vdiq këtë mbrëmje në rezidencën e tij në Valdai. Në orën 20:42 me orën e Moskës, mjekët ndaluan reanimimin dhe shpallën vdekjen. Tani mjekët janë bllokuar në dhomën me kufomën e Putinit. Ata kontrollohen nga anëtarë të shërbimit të sigurisë presidenciale me urdhër personal të Dmitry Kochnev [drejtor i Shërbimit të Gardës Federale], i cili është në kontakt dhe merr udhëzime nga sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Nikolai Patrushev.
Por, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i tha medias shtetërore RIA Novosti se lajmi ishte "absurd". Por pse po bëhen kaq popullore lajmët që kalojnë në aplikacionin Telegram? Një teori është se financohet nga figura afër Putinit, të cilët kanë humbur terren dhe se raporti i rremë është dëshmi e një beteje intensive për pushtet ndërsa Rusia lufton në luftën e saj në Ukrainë.
Por ka edhe pretendime se mund të përfshihen elementë të inteligjencës ushtarake GRU. Nikolai Patrushev, 72 vjeç, është sekretar i Këshillit të Sigurimit të fuqishëm të Rusisë dhe këshilltari kryesor i inteligjencës i Putinit. Kanali Telegram ka pretenduar se ai është i pari që mund të pasojë Putin në postin e tij si president. Por pushtetin mund t'ja dhurojë djalit të tij, ministrin e Bujqësisë, Dmitry Patrushev, 46 vjeç. E njëjta teori është përkrahur nga Valery Solovey, një ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, një akademi trajnimi për spiunët dhe diplomatët.
Por të gjitha aludimet deri më tani kanë rezultuar se janë lajme të rreme.
Marrë nga NYP