
RUSI- Vladimir Putin ka paralajmëruar shtetet të cilat kanë në posedim armë bërthamore se Rusia do e konsiderojë si sulm të përbashkët nëse ndihmojnë Ukrainën, duke kërcënuar kështu me përdorimin e armëve nukleare në luftën e nisur në Shkurt të vitit 2022.
Sipas BCC, presidenti rus tha se qeveria e tij po merret me ndryshimin e rregullave për përdorimin arsenalit të saj bërthamor.
Që në fillimin e luftës, Ukraina një shtet pa armë bërthamore ka pasur një mbështetje të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të tjera që kanë deklaruar posedimin e disa armëve të këtij lloji, mbështetje që vazhdon ta ketë edhe sot me anë të ndihmave monetare apo lobimit për armëpushim.
Deklaratat e Putin vijnë pasi Kievi kërkon miratimin për të përdorur raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi kundër objekteve ushtarake në Rusi. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka udhëtuar për në SHBA këtë javë dhe pritet të takohet me presidentin amerikan Joe Biden në Uashington, ku kërkesa e Kievit pritet të jetë në krye të agjendës./ ZËRI