
RUSI- Një vilë në bregdetin e Detit të Zi, që dyshohet se i përkiste kreut të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, shitet për një milion e gjysmë dollarë! Në fillim të tetorit, shitja e qendrës rekreative në Gelendzhik u shpall në faqen e internetit të pasurive të paluajtshme.
Shtëpia dykatëshe ka pesë dhoma gjumi me një sipërfaqe prej 30 deri në 40 metra katrorë dhe një hapësirë të brendshme me sauna dhe një pishinë prej 400 metrash katrorë,
Objekti është përdorur më parë për rehabilitimin e luftëtarëve PMC Wagner. Dmitry Shevchenko, një aktivist lokal mjedisor nga Kuban, pretendon se vendi është marrë me qira nga kompania "Turstatus" në vitin 2016 dhe se 76 për qind e aksioneve të kompanisë nga viti 2021 i përkasin djalit të Prigozhin, Pavel.
Prigozhin dhe Utkin, vdiqën më 24 gusht pas rrëzimit të një avioni privat në rajonin Tver. Prigozhin u varros në Shën Petersburg në varrezat e Porokhovit. Së fundmi në media u publikua testamenti i kreut të Wagner, sipas të cilit trashëgimtari i vetëm i pasurisë së tij është djali i tij Pavel./Zëri.ai