
BELGJIKË- “Vilë luksoze me palestër, spa me sauna, hamam dhe zonë relaksi, një shkallë monumentale me zbukurime madhështore, një pishinë me përmasa 5 me 15 metra,”-ky është përshkrimi i një prej pronave të nxjerra në shitje nga një kompani me vlerë fillestare prej 680 mijë euro. Vila është në Kappelen, afër Antëerp. Shteti belg po përgatitet të shesë dy vila të mëdha të konfiskuara nga gjykatat.
Pronarët e tyre të mëparshëm ishin pjesë e mafies turke.
Dhomat kanë dekorime të arta, llambadar gjigant, mozaik në dysheme: një luks i vërtetë!
Kostoja e shtëpisë është 680,000 euro, por blen një pronë 10,380 metra katrorë. Shumë pranë është një tjetër vilë, e ndërtuar në më shumë se 5000 metra katrorë. Të dyja u sekuestruan pasi rezultuan se ishin të ndërtuara me paratë e trafikut të drogës dhe që prej vitit 2023 i kanë kaluar shtetit bleg.
"Duhet ta dini se këtu, këto janë vila në një zonë mjaft elegante, me tokë të konsiderueshme, por ka ende shumë rinovime për t'u bërë në secilën prej ndërtesave,”-vlerëson Florence Angelici, zëdhënëse e FPS Finances. Pronarët e mëparshëm ishin anëtarë të mafies turke: disa vdiqën në rrethana të dyshimta dhe të tjerët tani janë në burg./ZËRI