
SHBA- Pavarësisht temperaturave të ulëta që do të shkojnë deri në -2 gradë celcius, Uashingtoni po bëhet gati për të pritur presidentin e ri, Donald Trump. Për të pritur shefin e ri të Shtëpisë së Bardhë, siguria rreth godinës është rritur; snajperët janë pozicionuar në çatitë në pika strategjike në zonë.
Godinat janë rrethuar nga snajpera të trajnuar, të pajisur plotësisht me armë dhe dronë, të cilët do të monitorojnë çdo lëvizje. Nga fotot duket se snajperët janë vendosur në një çati pranë zonës së Hotel Uashingtonit, vetëm pak metra nga Statuja e Alexander Hamilton.
Në foto dhe video shihen dy snajpera në një çati, të përgatitur edhe për të përballuar kushtet e vështira të të ftohtit. Njëri nga snajperistët mban një sistem elektronik për të kontrolluar dronin, tjetri ka kufje për t'u koordinuar me pjesën tjetër të ekipit./ZËRI