Bota

Reperi Amir Tataloo u dënua me vdekje për blasfemi

Reperi Tataloo tashmë është dënuar me vdekje për shkak se bëri blasfemi ndaj profetit Muhamed.

k.m.
Reperi Amir Tataloo u dënua me vdekje për blasfemi
Amir Tataloo

TEHERAN- Një gjykatë iraniane ka vendosur të dënojë me vdekje reperin iranian Amir Tataloo, i cili u shpall fajtor për "blasfemi".

Gjykata e Lartë pranoi ankesën e prokurorit, i cili doli kundër dënimit të mëparshëm me 5 vite burg. Reperi Tataloo tashmë është dënuar me vdekje për shkak se bëri blasfemi ndaj profetit Muhamed.

Këngëtari dhe kompozitori 37-vjeçar, një nga pionierët e repit iranian, e filloi karrierën e tij në fillim të viteve 2000, por në vitin 2018, ai u vendos në Stamboll pasi autoritetet iraniane i mohuan licencën për të ushtruar profesionin e muzikantit.

Gjyqi ndajtij filloi në mars 2024 me pretendimet se reperi po inkurajonte brezin e ri për t'u angazhuar në prostitucion dhe po ashtu po bënte propagandë kundër Republikës Islamike. I njohur për tatuazhet e tij, reperi iranian shkaktoi polemika në vitin 2017 kur u takua me presidentin Ebrahim Raisi, i cili ndërroi jetë në maj të vitit të shkuar nga një aksident ajror.

Por edhe pse i sulmuar, nuk ka qenë gjithmonë kundër qeverisë. Në vitin 2015, ai shkroi një këngë për mbështetjen e programit bërthamor iranian. Por pas dënimeve dhe heqjes së licensës, muzikanti 37-vjeçar jetonte në Stamboll që nga viti 2018 përpara se policia turke ta dorëzonte atë në Iran në dhjetor 2023./ZËRI

Poll

MOS HUMB