Bota

VIDEO/ Britma dhe lot, njerëzit vrapojnë për të shpëtuar pas shpërthimit në Kenia

Në videon e publikuar nga Reuters, dëgjohen britmat e njerëzve pak sekonda pas shpërthimit ndërsa vrapojnë të dalin nga apartamentet e tyre.

E.K
VIDEO/ Britma dhe lot, njerëzit vrapojnë për të
Pamje nga shpërthimi

KENIA- Pamje të reja nga tragjedia e regjistruar një natë më pare në kryeqytetin e Kenias, Nairobi ku një shpërthim gazi vrau të paktën dy persona dhe plagosi mbi 200 të tjerë. Në videon e publikuar nga Reuters, dëgjohen britmat e njerëzve pak sekonda pas shpërthimit ndërsa vrapojnë të dalin nga apartamentet e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Reuters (@reuters)

Një kamion që transportonte gaz shpërtheu në rrethin Embakasi rreth orës 23:30 (20:30 GMT), duke shkaktuar një zjarr gjigant tha një zëdhënës i qeverisë. Shumë banesat, bizneset dhe makinat u dëmtuan gjatë këtij shpërthimi. Më herët, qeveria kishte thënë se shpërthimi ndodhi në një fabrikë gazi. Shkaku është ende duke u përcaktuar. Shumë prej të plagosurve thuhet se kanë lëndime dhe mes tyre janë të paktën 25 fëmijë./ZËRI

Poll

MOS HUMB