
SHBA- Një luftëtar MMA ishte në gjendje të ndalonte një aligator 2.5 metra që kishte dalë në rrugët e Jacksonville, Florida të dielën mbrëma. Në videon e postuar nga një qytetar që ishte i pranishëm, shihet sesi 34-vjeçari Mike Dragic (ose Brawler me jakë blu) mundi të kapte aligatorin dhe ta zhvendoste në një vend ku nuk do të ishte i rrezikshëm për njerëzit.
Florida MMA fighter wrestles an 8-foot alligator ???? pic.twitter.com/E94MCJfgZ4
— Daily Mail Online (@MailOnline) April 23, 2024
Siç raporton Daily Mail, Dragiç ishte në një lojë hokej aty pranë kur mori një telefonatë për një aligator nga departamenti i sherifit. Dragiç, i cili është një veteran ushtarak dhe i licencuar për të kapur aligatorët, ishte në gjendje të neutralizonte kafshën./ZËRI