
BRITANI E MADHE- Misteri se kush e vrau Jill Dando-n ka nxitur një sërë teorish që nga vdekja e saj 25 vjet më parë. E premtja shënoi një çerek shekulli që kur ylli shumë i dashur televiziv u qëllua për vdekje në pragun e banesës së saj në Fulham. Prezantuesja e "Crimewatch" ishte në kulmin e karrierës së saj, kur u qëllua rreth orës 11:30, më 26 prill 1999. Një burrë u dënua, por më vonë u shpall i pafajshëm dhe vrasja mbetet e pazbardhur.
Një i dashur i zhgënjyer
Në fazat e hershme të hetimeve, thashethemet filluan të vërtiteshin rreth jetës së dashurisë së Dandos dhe mundësisë që ajo të ishte vrarë nga një ish i dashur. Pas vrasjes së saj, jeta personale ishte objekt i shqyrtimit, me detektivë që analizuan telefonatat, ditarët e saj dhe intervistuan miq dhe të njohur të panumërt. Në fund, secili prej meshkujve me të cilët ajo kishte krijuar lidhje romantike me prezantuesen u përjashtua menjëherë nga hetimi.
Barry George
George ishte i vetmi njeri që do të gjykohej për vrasjen e Jill. Ai jetonte pranë shtëpisë së saj dhe kishte një histori me sulme seksuale. Një kontroll në banesën e tij zbuloi një pjesë të një këllëfi arme. Në banesë kishte gjithashtu një foto të një burri që mbante një pistoletë dhe mbante një maskë gazi, por George e mohoi se personi në foto ishte ai.
“Nuk e kam takuar kurrë në jetën time, nuk e dija se kush ishte,"-tha ai në Polici.
Vrasësi serb
Vetëm 48 orë pasi u vra Jill, u shfaq teoria se prezantuesja televizive u vra nga një vrasës serb me pagesë. 20 ditë para vdekjes së saj, ajo kishte bërë apel për ndihma ndaj Kosovës, duke mbledhur më shumë se 1 milion paund në 24 orë në mbështetje të refugjatëve të luftës që ikin nga lufta. Ditë para vrasjes së saj, NATO bombardoi një stacion televiziv në Serbi, duke vrarë 16 punonjës. Agjenti i Jill, Jon Roseman tha: Ne kishim shumë letra, por jo kërcënuese. Pastaj morëm një letër që përmendte apelin që ajo kishte bërë në fillim të atij muaji për Kosovën. Dukej se ishte disi kërcënuese.
Ato ditë në BBC mori një kërcënim telefoniknga një burrë i paidentifikuar me një theks që tingëllonte si nga Evropa Lindore, i cili tha: Thuaji kryeministrit tënd në Beograd se 15 njerëz u vranë, kështu që kemi edhe 14 të tjerë në listë.
Bandat e botës së krimit
Një teori e zakonshme ishte se ajo u vra nga një vrasës me pagesë profesionist në shenjë hakmarrjeje për punën e saj si prezantuese e Crimewatch. Gjatë hetimit të policisë, detektivët zbritën deri në 30 persona që kishin arsye të kundërshtonin programin e krimit, ndërsa vrasësit e dënuar me pagesë u vizituan në burg për informacion.
Identiteti i gabuar
Një teori e re u shfaq në vitin 2022 gjatë çështjes gjyqësore të ish-shefit të agjencisë modele franceze "Elite", Gerald Marie. Dokumentet e dorëzuara në një gjykatë të Parisit pretendonin se Marie kërkonte që gazetarja e infiltruar Lisa Brinkworth të mos "merrej" më me firmën e tij. Në vitin 1998, Lisa ishte dërguar për t'u bashkuar me agjencinë gjigante të modelimit dhe filmonte fshehurazi për një program të BBC-së të quajtur "MacIntyre Undercover". Kur u transmetua programi, Marie e paditi, por sërish kompania e humbi gjyqin dhe duhej të paguante 1.7 milionë paund si dëmshpërblim. Pastaj vite më vonë, Marie u akuzua për sulme seksuale dhe përdhunime që përfshinin të paktën 11 gra të tjera. Aty doli Lisa në skenë. Një pjesëtar i stafit të tij, dëgjoi Gerald Marie se kishte urdhëruar një anëtar të mafies ruse që të "merrej me një problem", por mund të ketë ndodhur që vrasësi të ketë qëlluar objektivin e gabuar.
“Menjëherë pas kësaj… një gazetare e BBC, Jill Dando, u qëllua për vdekje në prill 1999,”-pra mund të ketë ndodhur që në vend të Lizës u vra Jill, sepse kishin ngjashmëri. Të dyja bionde, të dyja gazetare, të dyja në të tridhjetat e tyre. Plus, ato "jetonin afër njëri-tjetrit dhe kishin njerëz të përbashkët që frekuentonin, përfshirë (të fejuarin) e Jill Dando".
Jimmy Savile
Që nga vdekja e pedofilit Jimmy Savile, dolën teoritë se Jill kishte hetuar një rrjet pedofilësh në BBC gjatë viteve 1990, ndaj edhe vrasja e saj mund të kishte ndodhur për hakmarrje. Por BBC tha se nuk kishte gjetur asnjë provë të tillë për një pretendim të tillë./ZËRI