Bota

VIDEO/ Plas grushti në parlamentin turk

Tensionet në politikën turke janë intensifikuar pasi AKP në zgjedhjet lokale të marsit pësoi humbjen e saj më të  madhe që kur Erdoğan bashkëthemeloi partinë në fillim të mijëvjeçarit.

M.M
VIDEO/ Plas grushti në parlamentin turk
Moment nga incidenti

TURQI-  Një debat për një deputet të burgosur përfundoi me një përleshje të dhunshme në parlamentin e Turqisë duke lënë tre deputetë të lënduar. Një deputet i partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) u akuzua nga një anëtari të opozitës që po fliste në një podium në sallën kryesore të asamblesë së parlamentit në Ankara, duke shkaktuar një përleshje që la gjak në dysheme, sipas videove të shpërndara nga disa ligjvënës dhe mediat lokale.


Tensionet në politikën turke janë intensifikuar pasi AKP në zgjedhjet lokale të marsit pësoi humbjen e saj më të madhe që kur Erdoğan bashkëthemeloi partinë në fillim të mijëvjeçarit.

Përleshja shpërtheu në parlament tpasi Ahmet Şık, një deputet i opozitës, kritikoi ashpër ligjvënësit e AKP-së, duke u thënë atyre "ju nuk keni dinjitet", raportoi Financial Times.

Alpay Özalan, një deputet i AKP-së, më pas goditi Şık, duke filluar një përplasje që la tre deputetët me lëndime të lehta./ ZËRI

Poll

MOS HUMB