
MYNIH- Avioni i EasyJet që u nis nga aeroporti Gatwick në Londër për në Kos në Greqi, të martën pasdite pësoi një incident. Një nga pasagjerët shkaktoi panik tek të tjerët duke tentuar të hap derën e avionit, piloti u detyrua të bëj ulje emergjente në Mynih.
Sipas mediave ndërkombëtare, pasagjeri dyshohej se ishte i dehur dhe u përpoq të hapte derën e avionit ndërsa ishte në ajër. Në një video të postuar në TikTok, janë regjistruar përpjekjet e ekuipazhit të fluturimit EZY8235 për të ndaluar atë.
@charlotte_keen1 Live emergnecy landing to munich #fyp #easyjet #travel ♬ original sound - Charlotte
Pasagjeri gjithashtu e quajti pilotin "një plehër" kur kishte turbulenca dhe më pas ndjeu se duhej të komandonte avionin ndërsa ishte në një lartësi prej 9 km.
Për shkak të sjelljes së këtij pasagjeri, piloti bëri një ulje emergjente në aeroportin e Mynihut, i cili më pas u arrestua nga policia. /ZËRI