
SREBRENICË- Forcat speciale të Republikës Srpska të drejtuar nga pro rusi Milorad Dodik, në Bosnjë Hercegovinë kanë dalë këtë të enjte në rrugët e Srebrenicës, pak pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi pro rezolutës që përcakton 11 korrikun, ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë të Bosnjës. Siç mund të shihet dhe në pamje, efektivët e forcave speciale, janë të shpërndarë në rrugët kryesore të qytetit boshnjak, ndërsa rritet frika për tensione.
Ktë të enjte Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi pro rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë. Rezoluta mori 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime. Rezoluta përcakton 11 korrikun, ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë të Bosnjës. Kjo rezolutë u kundërshtua fort nga Serbia, e cila mohon gjenocidin. Teksti përfundimtar i rezolutës që është hartuar nga Gjermania dhe Ruanda, dënon mohimin e gjenocidit, gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi.
Kod Srednjoškolskog centra "Srebrenica" pic.twitter.com/ystCEerGW4
— Samra (@halilovic_sa) May 23, 2024
Teksti përfundimtar i rezolutës që është hartuar nga Gjermania dhe Ruanda, dënon mohimin e gjenocidit, gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi. Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës pushtuan Srebrenicën që ishte shpallur zonë e sigurt e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara dhe vranë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë. Vrasjet e Srebrenicës ishin kulmi i përgjakshëm i luftës në Bosnjë përgjatë viteve 1992-1995, e cila pasoi shpërbërjen e ish Jugosllavisë. Si Serbia ashtu edhe serbët e Bosnjës kanë mohuar se ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë edhe pse kjo është vërtetuar nga dy gjykata të OKB-së.
Milorad Dodiku, i cili është president i Republikës Serbe, paralajmëroi se miratimi i rezolutës mund të çojë në ndarjen e Bosnjës. Qeveria e tij tha të enjten se brenda 30 ditësh do të hartojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”./ZËRI