Bota

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë! Serbia kundër

Teksti përfundimtar i rezolutës që është hartuar nga Gjermania dhe Ruanda, dënon mohimin e gjenocidit, gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi.

E.K
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për
Varrezat masive

SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar këtë të enjte pro rezolutës për gjenocidin në Srebenicë. Rezoluta mori 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime. Rezoluta përcakton 11 korrikun, ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë të Bosnjës. Kjo rezolutë u kundërshtua fort nga Serbia, e cila mohon gjenocidin. Teksti përfundimtar i rezolutës që është hartuar nga Gjermania dhe Ruanda, dënon mohimin e gjenocidit, gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se rezoluta është thellësisht politike. Sipas tij, rezoluita nuk ofron ripajtim në Bosnjë dhe në rajon, përkundrazi do të thellojë ndarjet ne rajon. Duke bërë thirrje për kundërshtimin e rezolutës ai akuzoi fuqitë e mëdha për trysni dhe kërcënime ndaj vendeve anëtare që nuk duan të votojën në favor të rezolutës. Rezoluta tha ai, do të hap kutinë e Pandorës dhe do të propozohen dhjetëra rezoluta të tilla. Teksti përfundimtar i rezolutës që është hartuar nga Gjermania dhe Ruanda, dënon mohimin e gjenocidit, gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për
Votimi

Si votuan shtete

Kundër:

Kinë
Rusia
Bjellorusia
Kuba
Hungaria
Nikaragua
Nauru
Serbi
Republika Domenikane
Eritrea
Eswatini
Grenada

Abstenuan:

Greqia
Kongo
Qipron
Etiopia
Gabon
Gana
Guinea
Haiti
Indi
Meksika
Namibia

Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës pushtuan Srebrenicën që ishte shpallur zonë e sigurt e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara dhe vranë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë. Vrasjet e Srebrenicës ishin kulmi i përgjakshëm i luftës në Bosnjë përgjatë viteve 1992-1995, e cila pasoi shpërbërjen e ish Jugosllavisë. Si Serbia ashtu edhe serbët e Bosnjës kanë mohuar se ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë edhe pse kjo është vërtetuar nga dy gjykata të OKB-së.

Milorad Dodiku, i cili është president i Republikës Serbe, paralajmëroi se miratimi i rezolutës mund të çojë në ndarjen e Bosnjës. Qeveria e tij tha të enjten se brenda 30 ditësh do të hartojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”./ZËRI

Poll

MOS HUMB