Bota

VIDEO- Nga presidente në pilote! Vjosa Osmani shfaqet duke drejtuar një helikopter

Osmani është shprehur se është duke bërë mësim pilotimi me helikopter. 

f.t
VIDEO- Nga presidente në pilote! Vjosa Osmani shfaqet duke drejtuar
VJOSA OSMANI

SHBA-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vizituar kompaninë e helikopterëve ‘Bell’, madje edhe ka bërë një shëtitje me to mbi qytetin Fort Worth. Në rrjetin e saj social Facebook, shihet Osmani duke bërë, siç thotë ajo, mësim pilotimi me helikopter. 

“Në Fort Worth të Teksas. Vizita në kompaninë e helikopterëve Bell dhe mësimi i parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane”, ka shkruar Osmani në Facebook.


Gjatë qëndrimi në SHBA, Osmani ka takuar edhe politikanë e ish-liderë amerikanë, në mesin e tyre edhe ish-presidentin George W. Bush./ZËRI

Poll

MOS HUMB