Bota

VIDEO/ Moti i keq 'pushton' Italinë, 3 të zhdukur në Friuli! I merr rrjedha e lumit

Pranë lumit është gjetur një makinë me targa rumune.

E.K
VIDEO/ Moti i keq 'pushton' Italinë, 3 të zhdukur në
Pamjet nga vendi i ngjarjes

Tre persona rezultojnë të zhdukur në rajonin verilindor të Italisë, Friuli Venezia Giulia, siç njoftoi Mbrojtja Civile Italiane. Personat e zhdukur ndodheshin në brigjet e lumit Natisone, niveli i të cilit u rrit ndjeshëm për shkak të shiut të vazhdueshëm.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një i ri dhe dy vajza, të cilët pasi kanë kërkuar ndihmë në numrin e emergjencës, janë marrë nga shpejtësia e ujërave. Pranë lumit është gjetur një makinë me targa rumune.

Zjarrfikësit lokalë më herët ishin përpjekur t'i arrinin me helikopter dhe kishin hedhur një litar, por nuk arritën të përfundonin operacionin e shpëtimit për shkak të kushteve të këqija atmosferike./ZËRI

Poll

MOS HUMB