
Sateliti i parë i bërë prej druri do të niset në hapësirë, në shtator me një raketë SpaceX, kanë njoftuar studiuesit japonezë që qëndrojnë pas projektit. Ky satelit eksperimental në formë kubi, i zhvilluar nga shkencëtarët në Universitetin e Kiotos dhe kompania Sumitomo Forestry, ka brinjë të gjata 10 centimetra. Krijuesit e tij presin që druri të digjet plotësisht kur sateliti të rihyjë në atmosferë, gjë që do të parandalojë formimin e grimcave metalike gjatë kthimit të tij në Tokë.
"Satelitët që nuk janë prej metali duhet të kualifikohen," tha Takao Doi, një astronaut dhe profesor në Universitetin e Kiotos, gjatë një konference për shtyp.
The world’s first wooden satellite has been built by Japanese scientists at Kyoto University and logging company, Sumitomo Forestry.
— Afro Connect Tv (@AfroConnec59219) May 29, 2024
They have said that their tiny cuboid craft will be blasted off on a SpaceX rocket in September.
Each side of the satellite measures 4 inches. pic.twitter.com/MyFrX01rQF
Prodhuesit e tij planifikojnë që javën e ardhshme t'ia dorëzojnë satelitin LignoSat, i cili është prej druri magnolie, agjencisë hapësinore JAXA të Japonisë. Ai do të dërgohet në hapësirë në shtator nga Qendra Hapësinore Kennedy me një raketë SpaceX të nisur për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), thanë ata.
Sateliti më pas do të lëshohet nga njësia eksperimentale japoneze ISS për të testuar qëndrueshmërinë dhe mbijetesën e tij në hapësirë.
"Të dhënat do të dërgohen nga sateliti te studiuesit, të cilët do të jenë në gjendje të kontrollojnë leximet e presionit dhe nëse ai mund t'i rezistojë ndryshimeve të mëdha të temperaturës," tha një zëdhënëse e Sumitomo Forestry për AFP sot.
Sateliti EarthCARE do të jetë në orbitë për tre vjet në një lartësi prej gati 400 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës./ZËRI