
SHBA- Një alarm është dhënë në orët e para të së martës në Baltimore të SHBA-së, kur një anije mallrash që mbante një kontejner goditi një nga kalatat e një ure, duke sjellë si pasojë shembjen e saj. Ura që u shemb është Ura e Francis Scott Key ndërsa anija që u përplas kishte një flamur Singapori.
BREAKING: Ship collides with Francis Scott Key Bridge in Baltimore, causing it to collapse pic.twitter.com/OcOrSjOCRn
— BNO News (@BNONews) March 26, 2024
Sipas informacioneve të para, në momentin e shembjes së urës ndodheshin 3-4 automjete private dhe shtatë punëtorë.
“Një anije me kontejnerë goditi urën Key në Baltimore. Një pjesë e urës është shembur. Anijet e zjarrfikësve dhe të policisë po shkojnë në zone”, tha një zjarrfikës.
“Qëllimi ynë tani është të shpëtojmë këta njerëz”, shtoi ai.
“Ka kuti apo kabllo që varen nga ura për pasojë kushtet janë të vështira dhe ekipet e shpëtimit veprojnë me shumë kujdes”.
Ura e Francis Scott Key, më e madhja në zonën e Baltimores, është ndërtuar në vitin 1977, është 2.6 km e gjatë dhe vlerësohet të kalohet nga 11.5 milionë automjete në vit me një kosto ndërtimi prej 110 milionë dollarësh./ZËRI