Bota

"Vetëm Trump e zgjidh luftën Rusi-Ukrainë"/ Orban bëri thirrje për armëpushim, Zelenskyy reagon ashpër: Kush je ti?

Shumica e zyrtarëve të lartë të 27 vendeve të BE-së besojnë se furnizimi i Ukrainës me armë dhe para është vendimtar për sigurinë e kontinentit.

k.m.
"Vetëm Trump e zgjidh luftën Rusi-Ukrainë"/ Orban
Donald Trump

SHBA- "Administrata e re amerikane nën drejtimin e Donald Trump do të ndalojë luftën në Ukrainë,"-kështu deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orbán përpara mbledhjes së Këshillit Evropian në Budapest. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Evropian, lufta në Ukrainë do të jetë një nga temat kryesore.

Shumica e zyrtarëve të lartë të 27 vendeve të BE-së besojnë se furnizimi i Ukrainës me armë dhe para është vendimtar për sigurinë e kontinentit. Por udhëheqësi nacionalist hungarez ka bllokuar, vonuar ose zvogëluar prej kohësh përpjekjet e BE-së për të dërguar armë dhe para në Ukrainë dhe për të vendosur sanksione ndaj Moskës për pushtimin.

Në një deklaratë në radion shtetërore para samitit të sotëm, Orban, i cili është i afërt me Trump dhe presidentin rus Vladimir Putin, përsëriti se në Ukrainë duhet të shpallet menjëherë një armëpushim, duke lënë të kuptohet se Ukraina e ka humbur luftën.

"Nëse Donald Trump do të kishte fituar në vitin 2020 në SHBA, ato dy vite si makth nuk do të kishin ndodhur. Nuk do të kishte luftë," - tha Orban.

Orban bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, e cila, sipas tij do të pasohet nga bisedime paqeje mes Kievit dhe Moskës. Por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i hodhi poshtë këto pretendime.

"Është një sfidë shumë e frikshme për qytetarët tanë: fillimisht një armëpushim dhe pastaj do të shohim. Kush je ti? A po të vdesin ty fëmijët në luftë,"- tha ai në një konferencë për shtyp, vetëm pak minuta pas thirrjes së Orbanit për armëpushim.

Forcat ruse së fundmi kanë bërë përparim modest në Ukrainën lindore, ndërsa pozicionet kryesore në front kanë mbetur të pandryshuara prej muajsh. Megjithatë, ndërsa lufta vazhdon dhe së shpejti do të shënojë "1000 ditë", pra më shumë se 2 vite përplasje në front./ZËRI

Poll

MOS HUMB