Bota

Donald Trump nuk ka imunitet presidencial, ish-presidenti: Do apeloj vendimin!

Ish-presidenti pritet të apelojë vendimin, që do të thotë se çështja mund të arrijë përfundimisht në Gjykatën e Lartë.

f.t
Donald Trump nuk ka imunitet presidencial, ish-presidenti: Do apeloj vendimin!
DONALD TRUMP

SHBA- Donald Trump nuk ka imunitet presidencial dhe mund të ndiqet penalisht për akuzat e komplotit për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, ka vendosur një gjykatë amerikane, shkruan BBC.

Trump kishte pohuar në çështjen ligjore historike se ai ishte i imunizuar nga akuzat penale për aktet që ai tha se i përkisnin detyrave të tij si president. Por vendimi i së martës në Uashington DC e rrëzoi këtë pretendim.

Është një pengesë për Trump, i cili për vite me radhë ka përmendur imunitetin presidencial ndërsa po luftonte me shumë raste. Ish-presidenti pritet të apelojë vendimin, që do të thotë se çështja mund të arrijë përfundimisht në Gjykatën e Lartë. 

Ndërkohë zyrtarë nga fushata ‘Trump 2024’ iu përgjigjën vendimit të gjykatës që diktoi se ish-presidenti Donald Trump nuk është i imunizuar nga ndjekja penale për krimet e supozuara që ai kreu gjatë presidencës së tij për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të 2020.

“Nëse imuniteti nuk i jepet një presidenti, çdo President i ardhshëm që largohet nga detyra do të paditet menjëherë nga pala kundërshtare. Pa imunitet të plotë, një President i Shteteve të Bashkuara nuk do të ishte në gjendje të funksiononte siç duhet!” -sipas Steven Cheung. Cheung tha se Trump do të apelonte vendimin.

Aktakuza, e ngritur nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, akuzon Trump për presion ndaj ligjvënësve të shtetit, zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë dhe nënpresidentit të atëhershëm Mike Pence për të penguar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve duke përdorur pretendime të rreme për mashtrim të votuesve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB