Bota

Korrupsion dhe tregëti e paligjshme/ Pranga 4 personave, mes tyre djali i ish-ministrit italian

Përveç ish-menaxherit publik ishin të përfshirë edhe dy sipërmarrës dhe një avokat.

f.t
Korrupsion dhe tregëti e paligjshme/ Pranga 4 personave, mes tyre djali i
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Katër persona akuzohen për korrupsion dhe tregëti të paligjshme në Romë, Itali. Mes tyre është edhe Gabriele Visco, djali i ish-ministrit Vincenzo. Përveç ish-menaxherit publik ishin të përfshirë edhe dy sipërmarrës dhe një avokat. Mediat e huaja raportojnë se për të arrestuarit është caktuar mas aarrest shtëpie. 

Autoritetet kanë sekuestruar 230 mijë euro, të cilat supozohet se janë përdorur për tender. Sipas hetimeve rezulton se një ish-menaxher publik, me ndërmjetësimin e njërit nga sipërmarrësit ka favorizuar, në këmbim të parave dhe përfitimeve të tjera, dhënien e një tenderi mbi 4 milionë euro për një kompani.

Gjithashtu doli në dritë një histori tjetër korrupsioni ku ish-menaxheri do t'i besonte një detyrë (për një shumë prej 230 mijë euro) në institucionin ku ishte i punësuar avokati, marrjen e rimbursimit të një pjese të tarifave të faturuara nga avokati për shërbime që nuk janë kryer kurrë realisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB