Bota

Vëllai i Princeshës Diana zbulon përvojën traumatike: U abuzova kur isha 11 vjeç

Spencer, tani 59 vjeç, tregoi se si një asistente abuzonte me të dhe fëmijët e tjerë, si dhe duke përshkruar keqtrajtimin brutal nga ana e drejtorit të shkollës.

k.m.
Vëllai i Princeshës Diana zbulon përvojën traumatike: U
Earl Charles Spencer

BRITANI E MADHE- Vëllai i Lady Diana, Earl Charles Spencer, ka ndarë një zbulim tronditës rreth abuzimit seksual dhe fizik që pësoi në moshën 11-vjeçare, nga një anëtare e stafit në konviktin e shkollës së tij, Maidwell Hall. Ky rrëfim, detajohet në një ekstrakt nga kujtimet e tij të botuara ekskluzivisht nga media britanike "The Sun".

Spencer, tani 59 vjeç, tregoi se si një asistente abuzonte me të dhe fëmijët e tjerë, si dhe duke përshkruar keqtrajtimin brutal nga ana e drejtorit të shkollës.

"Kjo përvojë traumatike, kishte efekte të qëndrueshme në jetën personale, duke përfshirë dy martesat e para dhe çështjet e shëndetit mendor të ngjashme me ato me të cilat Diana u përball, siç ishte bulimina."

Vëllimi zbulon gjithashtu se ai e humbi virgjërinë nga një prostitutë në moshën 12-vjeçare në Itali si pasojë e asaj që përjetoi në shkollën Maidwell Hall, ngjarje e cila e ndoqi nga mosha 8 deri në 13 vjeç. Sipas tij, ajo i mashtrone fëmijët me ëmbëlsira natën dhe i përkëdhelte për të bërë seks. Çdo fëmijë e ndryshonte çdo 3 muaj. Të privuar nga dashuria e nënës pasi gjendeshin në konvikt, fëmijët kërkonin vëmendjen e këtij personi, deri në atë pikë sa Charles e dëmtoi edhe veten kur ajo kërcënoi se do të largohej nga shkolla. Madje, të gjithë festuan kur ajo më në fund qëndroi.

Konti Spencer, xhaxhai i nënës i princave William - trashëgimtarit të fronit britanik - dhe Harry-t, thotë se ai e kuptoi se gruaja ishte pedofile vetëm kur ajo iu nënshtrua trajtimit psikologjik vite më vonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB