Bota

Vdes turistja në Brezovicë pas ortekut të borës

Mësohet se viktimë nga orteku i borës ka mbetur një shtetase e huaj 54-vjeçare.

D.XH
Vdes turistja në Brezovicë pas ortekut të borës
Brezovice

BREZOVICË- Në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, një person ka vdekur, pas rrëshqitjes të një orteku bore.

Viktima mësohet se është një turiste e huaj e moshës 54-vjeçare. Lajmin e trishtë e dha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Kanun Veseli.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë,  në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, tha Veseli.

Më tej, bëhet me dije se në vendngjarje kanë arritur policia dhe ekipet e shpëtimit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB