
BJELLORUSI- Igor Lednik, gazetari bjellorus i njohur si kritik ndaj presidentit Aleksandër Lukashenko, ka ndërruar jetë në burg. Ai ndodhej në qeli ku po vuante dënimin pasi u dënua për shpifje për një artikull të botuar në vitin 2022. Lajmin e ka bërë me dije partia e Asamblesë Socialdemokrate Bjelloruse (BSDH) në Telegram.
Lednik vdiq në spitalin e burgut të Minskut dhe shkaku zyrtar i vdekjes është arresti kardiak. Sipas avokatit të tij, shëndeti i gazetarit është përkeqësuar ndjeshëm gjatë qëndrimit në burg. Lednik i ishte nënshtruar një operacioni në traktin gastrointestinal. Për më tepër, ai ishte dobësuar dhe për shkak të problemeve me zemrën.