
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Resinoc të Lipjanit, ku një i ri pas një konflikti në familje ka përplasur me makinë vëllain dhe babain. Më pas, se ka lënë me kaq, pasi i ka përplasur ai ka tentuar ti godasë me kaçavidë. Këta të fundit janë dërguar në spital dhe fatrmirësisht ndodhën jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur para ambienteve te stacionit të policisë, ku ata ishin thirrur për të sqaruar ngjarjen. Për të qetësuar konfliktin një efektiv i Policisë ka qëlluar dy herë më armë në ajër.
NJOFTIMI I POLICISË:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti me veturën e tij ka goditur qëllimisht dy viktimat meshkuj kosovarë, e më pas i dyshuari ka dalë nga vetura me një kaçavidë në dorë dhe ka tentuar të godas njërin nga viktimat e shtrirë në tokë. Një nga zyrtarët policor, gjatë ndërhyrjes ka shtënë në ajër dy herë me armë zyrtare, kështu që situata është futur në kontroll. Viktimat janë dërguar në QKUK- për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./ZËRI