
MOSKË- Kritiku i vetëm i presidentit rus, Vladimir Putin, Alexei Navalny ka ndërruar jetë në burg. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët rusë.
“Më 16 shkurt 2024, në koloninë korrektuese nr 3, i dënuari AA Navalny nuk u ndje mirë pas një shëtitjeje, e pothuajse menjëherë humbi vetëdijen. Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës. Janë kryer të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive. Mjekët e Urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit,”-thuhet në një deklaratë zyrtare.
Kush është Navalny?
I lindur nga pronarë fabrikash në një fshat në perëndim të Moskës, Alexei Navalny u bë kritiku më i madh i Putinit në pushtet. Aktivizimi i tij politik, duke përfshirë hetime të gjera për korrupsionin e nivelit të lartë dhe kandidimin për të qenë kryebashkiak i Moskës, i dha atij famë dhe shumë besonin se ai përbënte një kërcënim për Putin.
Por lufta e tij me Putin u bë e njohur për botën në gusht të vitit 2020, kur ai u sëmur rëndë gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë dhe u dërgua me urgjencë në Berlin. Atje u vendos në koma për disa ditë. Ekipi i tij akuzoi Kremlinin për helmimin e tij, një akuzë që Kremlini e mohoi. Por mjekët gjermanë konfirmuan se ai ishte helmuar me novichok - një agjent nervor i kohës sovjetike - dhe shërimi i tij zgjati muaj.
Pavarësisht rrezikut, Navalny zgjodhi të kthehej në Rusi, ku më vonë u arrestua, u dënua me akuza që ai thotë se janë të motivuara politikisht, megjithatë u burgos.
Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI