Bota

Fletushkat kundër Kosovës! Policia arreston dy të dyshuar, një tjetër në kërkim

Në fletushka, ndër të tjera thuhej se policët e Kosovës duhet të qëllohen.

D.XH

 

Fletushkat kundër Kosovës! Policia arreston dy të dyshuar,
Mitrovice

PRISHTINË – Dy persona janë ndaluar në Mitrovicë si të dyshuar për shpërndarjen e fletushkave, që kishin thirrje për rezistencë dhe nxitje të dhunës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se autoritetet e rendit janë në kërkim të një të dyshuari të tretë. Dy të ndaluarit janë përkatësisht 53 dhe 46 vjeç. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur. “Kemi ushtruar kontrolle në 4 vendndodhje të ndryshme dhe të dyshuarit do të merren në pyetje si përgjegjës për shpërndarjen e fletushkave”, tha Elshani.

Më datë 13 shkurt, Policia e Kosovës raportoi për fletushka të gjetura në hyrjet e ndërtesave dhe rrugët e Mitrovicës së Veriut. Fletushkat, të nënshkruara nga ‘Mbrojtja Popullore’, përmbanin udhëzime për rezistencë ndaj Policisë së Kosovës. Ndër të tjera, thuhej se policët duhet të qëllohen, si dhe të ofendohen.

Në fletë jepeshin edhe rekomandime sesi të bëhen koktejl molotovi dhe mjete të ngjashme. Dyshimet kryesore janë se fletët janë shpërndarë gjatë protestës që komunitet serbe kanë mbajtur të hënën, kundër vendimit për ndalimin e dinarit serb nga BQK.

Gjithsesi, Lista Serbe iu ka bërë thirrje qytetarëve në veriun e Kosovës, që të mos bien pre e provokimeve. LS tha se kushdo që ka bërë fletushkat, ka pasur si qëllim që të minojë paqen dhe të thellojë paqëndrueshmërinë, në mënyrë që serbët të fajësohen për incidente të reja, të mundshme. Pak ditë më parë, në veriun e Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe, u shfaqën edhe disa grafite, me mesazhin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”. Tensionet në veriun e Kosovës kanë vënë në alarm edhe ndërkombëtarët./ZËRI/

Poll

MOS HUMB