
AUSTRALI- Anthony Albanese është bërë kryeministri i parë australian që u fejua gjatë kohës që ishte në detyrë, duke zbuluar të enjten se partnerja e tij pranoi propozimin e tij për martesë në ditën e Shën Valentinit. Ai dhe Jodie Haydon, një profesioniste e shërbimeve financiare, kanë qenë së bashku për tre vjet. Albanese tha se i propozoi në një ballkon të rezidencës së tij zyrtare, të njohur si Lozha, pas një darke romantike në një restorant italian.
“Ajo tha po”, postoi Albanese me simbolin e zemrës së dashurisë në platformën e rrjeteve sociale X.
Kryeministri tha se kishte planifikuar datën dhe vendin e propozimit dhe madje ndihmoi në projektimin e unazës së diamantit të Haydon. Por ai nuk e dinte nëse dasma do të bëhej përpara se të caktonte
Albanese, 60 vjeç, ka një djalë të rritur me gruan e tij të parë. Ata u divorcuan pas një martese 19-vjeçare./ZËRI