Bota

Vdekja e Artila Kamerit, debatoi me një djalë në hotel. Edhe burri i saj kishte vrarë veten

Edhe bashkëshorti i Artila Kamerit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë pak ditë më parë

E.K
Vdekja e Artila Kamerit, debatoi me një djalë në hotel. Edhe
Artila Kameri

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Prishtinë të Kosovës, ku një grua humbi jetën pasi u hodh nga kati i dytë i një hoteli në zonën e Graçanicës.

Viktima është 34-vjeçarja Artila Kameri, e cila dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i hotelit “Venus” në aksin Prishtinë – Lipjan. Mediat kosovare raportojnë se ajo ishte e shoqëruar në dhomën e hotelit me Asdren Begolli, 32-vjeçar nga Peja, si dhe me një vajzë nga Gjakova.

Raportohet rreth orës 03:30 tashmë e ndjera, Artila Kameri dhe Asdren Begolli, dyshohet të jenë përfshirë në një konflikt verbal me njëri-tjetrin. Pas debatit, 34-vjeçarja dyshohet se ka kërcyer nga ballkoni i hotelit dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore që rezultuan të jenë fatale për të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktima Artila Kameri dyshohet se kishte një biznes privat në Gjakovë për estetikë, dhe ka pasur disa paraqitje publike edhe nëpër mediat në Kosovë. Ajo ishte pjesë dhe ekipit të estetistëve që kujdeseshin për banorët e Big Brother në këtë sezon.

Vdekja e Artila Kamerit, debatoi me një djalë në hotel. Edhe
Viktima

Autoritetet kosovare në reagimet për mediat bënë me dije se aktualisht Policia në koordinim me Prokurorinë kanë nisur dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e ngjarjes, ndërkohë që trupi i viktimës do ti nënshtrohet autopsisë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, mediat në Kosovë raportojnë se edhe bashkëshorti i të ndjerës i kishte dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB