
RUSI- Një bisedë e Presidenti rus Vladimir Putin në takimin me homologun kinez Shi Xhinping ka treguar kohëzgjatjen e luftës në Ukrainë. Putin ka deklaruar marsin e kaluar, në takimin me homologun kinez se Rusia do të luftojë për të paktën 5 vite në Ukrainë. Detaje nga takimi janë siguruar për gazetën japoneze “Nikei Azia”, e cila citon burime të ndryshme anonime, në dijeni të manovrave diplomatike mes dy vendeve.
Sipas gazetës japoneze thuhet se gjatë vizitës së Shi në Rusi, Putin ka dashur të përmbledhë me këto fjalë situatën, që asokohe nuk ishte në favor të Moskës, duke siguruar liderin kinez se në fund Rusia do ta fitonte luftën.
Në të njëjtën kohë, ky ishte një paralajmërim për Xi që të mos ndryshojë qëndrimin e tij pro-rus. Megjithatë, udhëheqja e Kinës është e dyshimtë nëse e konsideron të besueshme deklaratën e Putinit për qëllimin e tij për të vazhduar luftën për pesë vjet.
Bazuar në këto deklarata rrjeti Nikei arrin në përfundimin se mesazhet e Putinit përmes kanaleve diplomatike tregojnë se ai nuk është i gatshëm për armëpushim. /ZËRI