Bota

VD- Të shtëna me armë në Jerusalem, 3 të vrarë dhe 6 të plagosur

Dy sulmuesit ishin anëtarë të Hamasit dhe ishin burgosur më parë për aktivitet terrorist.

f.t
VD- Të shtëna me armë në Jerusalem, 3 të vrarë dhe
pamje nga vendngjarja

IZRAEL-Dy sulmues palestinezë kanë hapur zjarr në një stacion autobusi gjatë orëve të para të mëngjesit në hyrje të Jerusalemit, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë. Lajmi u konfirmua nga policia izraelite. Policia tha se dy ushtarë dhe një civil i armatosur në zonë u përgjigjën me zjarr, duke vrarë dy terroristët.

Sulmuesit janë identifikuar si Murad Namr, 38 vjeç dhe Ibrahim Namr, 30 vjeç, nga Jeruzalemi Lindor. Sipas agjencisë së sigurisë Shin Bet, dyshja ishin anëtarë të Hamasit dhe ishin burgosur më parë për aktivitet terrorist. Pamjet treguan se terroristët ishin të armatosur me një pushkë sulmi M-16 dhe një pistoletë. Nga kontrolli i policisë në automjet u gjetën sasi të mëdha municionesh.

Si pasojë e sulmit humbën jetën një vajzë 24-vjeçare, një grua dhe një i moshuar. Kujtojmë se stacioni i autobusit ka qenë edhe një vit më parë skena e një sulmi vdekjeprurës me bombë pothuajse.

Poll

MOS HUMB