
SHBA- Të shtunën, Donald Trump i shpëtoi vdekjes! Ish-presidenti u nxor nga skena pasi një i ri e qëlloi me armë zjarri, por fatmirësisht plumbi i kapi vetëm veshin. Sot një video zbulon se sa ndryshe do të kishin shkuar gjërat nëse ish-presidenti amerikan nuk do të kishte kthyer kokën për të parë ekranin e madh pas tij.
Po sikur të mos kishte lëvizur kokën?
Donald Trump mund të mos ishte më në këtë botë nëse nuk do të kishte lëvizur në momentin e fundit para se agresori të qëllonte. Në rrjetet sociale është publikuar imazhi i një truri dhe trajektores së plumbit që do të përfundonte në kafkën e Trump. Imazhi i mëposhtëm i tregon të dy versionet e ngjarjes.
Është e rëndësishme të theksohet se në "favor" të Trump ka "punuar" edhe një erë e lehtë, që ka zhvendosur trajektoren e plumbit nga objektivi./ZËRI