BITANI E MADHE- Pamjet e frikshme të një anijeje në det, teksa goditet nga dallga e madhe janë bërë virale në rrjet. Anija, me 266 të ftuar dhe 131 anëtarë të ekuipazhit, ishte nisur për në Tilbury, Mbretëri e Bashkuar, nga Floro, Norvegji.
Në videon e publikuar shihet teksa erërat e forta thyen xhamat dhe u fut ujë, duke shkaktuar një ndërprerje të përkohshme të energjisë. Pasagjerët shihen të tmerruar të veshur me jelek shpëtimi dhe duke pritur udhëzime nga stafi.
Rruga e anijes u ndryshua pas kontrolleve të sigurisë dhe vlerësimeve teknike, tha HX, dhe pasagjerët tani do të zbresin në Bremerhaven, Gjermani. /ZËRI
Poll