Bota

Plani i Egjiptit për t'i dhënë fund luftës

Propozimi, i përpunuar me Katarin, i është paraqitur Izraelit, Hamasit, Shteteve të Bashkuara dhe qeverive evropiane.

f.t
Plani i Egjiptit për t'i dhënë fund luftës
foto ilustruese

EGJIPT- Zyrtarët egjiptianë kanë propozuar një plan paraprak për t'i dhënë fund luftës në Gaza. Plani i Egjiptit ka një propozim fillestar ambicioz për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit, një zgjidhje për lirim të pengjeve dhe me krijimin e një qeverie palestineze ekspertësh që do të administronin Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, tha një zyrtar i lartë egjiptian dhe një diplomat evropian më 25 dhjetor, sipas Associated Press.

Propozimi, i përpunuar me Katarin, i është paraqitur Izraelit, Hamasit, Shteteve të Bashkuara dhe qeverive evropiane. Asnjë palë nuk ka rënë dakord të ecë përpara me planin ende, por ai vjen pas një prej fundjavave më vdekjeprurëse në Gaza pasi një sulm ajror izraelit goditi një kamp refugjatësh në pjesën qendrore të rripit që vrau mbi 100 palestinezë.

Plani bie jashtë qëllimit të deklaruar të Izraelit për ta shtypur drejtpërdrejt Hamasin dhe duket se nuk përmbush këmbënguljen e Izraelit për ta mbajtur kontrollin ushtarak mbi Gazën për një periudhë të gjatë pas luftës.

Kabineti i Luftës i Izraelit, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, kishte planifikuar të takoheshin gjatë ditës për ta diskutuar situatën e pengjeve, mes temave të tjera, tha një zyrtar izraelit, i cili nuk konfirmoi nëse pjesë e diskutimin ishte edhe propozimi egjiptian.

Sipas raportimeve plani kërkon një armëpushim njëjavor. Hamasi do të lironte rreth 40 pengje izraelitë të mbajtur në Gaza në këmbim të rreth 120 palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite. Një fazë e tretë do të çonte në një armëpushim të përhershëm dhe do të përfshinte shkëmbimin e çdo pengjeje izraelite të mbetur për të gjithë të burgosurit palestinezë të mbajtur aktualisht në paraburgimin izraelit. 

Një organ i ri qeverisës i palestinezëve do të krijohet për të mbikëqyrur territoret palestineze të Gazës dhe Bregun Perëndimor. Kjo udhëheqje do të mbikëqyrte rindërtimin e Gazës dhe zgjedhjet e mundshme të ardhshme për të krijuar një qeveri të unifikuar palestineze./ZËRI

Poll

MOS HUMB