Bota

Ushtria amerikane humbet avionin luftarak 100 mln dollarësh

Avioni është një avion stealth, që do të thotë se korniza e tij, sensorët dhe sistemet e tij janë krijuar për të funksionuar të pazbuluar nga radarët e armikut

E.K
Ushtria amerikane humbet avionin luftarak 100 mln dollarësh
Avioni

SHBA-  Ushtria amerikane ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur një nga avionët e saj luftarakë F-35B me vlerë 100 milionë dollarë (80 milionë £) pasi piloti “braktisi” avionin dhe u hodh me parashutë pas një defekti. Ngjarja ka ndodhur të dielën pasdite por lajmi u konfirmua për mediat këtë të hënë.  Avioni u zhduk të dielën pasdite kur piloti po fluturonte në Karolinën e Jugut.

Piloti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital, raporton BBC. Zyrtarët thanë se avioni kishte pësuar një defekt por nuk dhanë më shumë detaje në lidhje me atë që kishte ndoidhur.  Ai u la në modalitetin autopilot kur piloti u hodh, tha një zëdhënës në bazën e përbashkët Charleston për NBC News , duke shtuar se mund të ketë qenë në ajër për disa kohë.

Ushtria amerikane humbet avionin luftarak 100 mln dollarësh

Zyrtarët thanë se po fokusonin kërkimet e tyre rreth liqenit Moultrie dhe liqenit Marion, në veri të qytetit të Charleston. Zona e kërkimit u bazua në vendndodhjen e fundit të njohur të avionit. Nancy Mace, një kongresmene republikane për Karolinën e Jugut, pyeti në X:

 "Si dreqin humbisni një F-35?

"Si nuk ka një pajisje gjurmuese dhe ne po i kërkojmë publikut çfarë, të gjejë një avion dhe ta kthejë?"

Avioni është një avion stealth, që do të thotë se korniza e tij, sensorët dhe sistemet e tij janë krijuar për të funksionuar të pazbuluar nga radarët e armikut. Baza e Përbashkët Charleston postoi apelin e saj për ndihmë në X.

 "Ekipet e reagimit të urgjencës janë ende duke u përpjekur të lokalizojnë F-35," tha ai.

"Publikut i kërkohet të bashkëpunojë me autoritetet ushtarake dhe civile ndërsa përpjekjet vazhdojnë."

Trupat e Marinës thanë në një deklaratë për BBC-në se njohuritë e tyre për incidentin ishin "të kufizuara" për momentin dhe se ishin ende duke u përpjekur për të mbledhur më shumë informacion. Ai shtoi se ngjarja do të hetohej.  

Avioni kushton rreth 100 milionë dollarë, tha prodhuesi i tij, Lockheed Martin për BBC. Një F-35 i dytë që fluturonte në të njëjtën kohë u kthye i sigurt në bazë, tha zëdhënësja ushtarake Maj Melanie Salinas për Associated Press. Në vitin 2018, ushtria amerikane ndaloi përkohësisht të gjithë flotën e saj të avionëve F-35 pas një aksidenti në Karolinën e Jugut./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB