
KIEV- Cezeri ka një mesazh për "carin" rus, Vladimir Putin.
"Unë jam një i krishterë ortodoks dhe një burrë vërtet rus - jo sovjetik - dhe nuk mund të rrija dhe të shikoja se çfarë po ndodh, e të mos bëja asgjë,"-kështu u shpreh "Cezari", jo emri i tij i vërtetë, zëvendëskomandant i Legjionit të Rusisë së Lirë, një milici me bazë në Ukrainë, e cila ka për qëllim që të rrëzojë nga pushteti presidentin rus Vladimir Putin. Cezari është një ish-trajner fitnesi nga Shën Petersburgu dhe baba i katër fëmijëve, por është i përagtitur për të luftuar, duke nisur "punën e tij" në Ukrainë.
“Duhet të isha në anën e popullit ukrainas. Nëse qëndroj gjallë, do të kthehem në atdheun tim me armë në dorë për të zhdukur regjimin e Putinit,”-tha ai.
Cezari përdor një "nom de guerre" (emër lufte) në përpjekje për të mbrojtur të afërmit e tij, edhe pse emri i tij i vërtetë është i njohur për autoritetet ruse sepse ka qarkulluar në mediat sociale. Ai tashmë ka ekipe diversante me bazë në Rusi që po përpiqen që të shkaktojnë sa më shumë kaos, megjithëse ai mohon kategorikisht se kanë pasur gisht në bombardimin e vitit të kaluar në një kafene në Shën Petersburg.
"S'është stili ynë,"-tha ai.
Legjioni i Rusisë së Lirë është një nga tre milicitë ruse kundër Kremlinit që luftojnë për Ukrainën, duke përfshirë Korpusin Vullnetar Rus (RVC). Ky i fundit udhëhiqet nga Denis Kapustin, i cilësuar nga autoritetet gjermane si "një nga aktivistët neonazistë më me ndikim" në kontinentin evropian. Por Cezari ka plane edhe më afatgjata. Në intervistën ekskluzive që ka dhënë për "Politico", Cezari ka folur hapur.
“Kur të kemi forca të mjaftueshme, ne do të çlirojmë një rajon të tërë rus. Ne do të krijojmë një qeveri. Ne do të mobilizojmë njerëzit. Ne do t'i trajnojmë ata. Rebelimi do të shtohet dhe ne do të shkojmë në rajone të tjera derisa të marshojmë drejt Moskës.,”- thotë ai.
Por nuk ka qenë i vetmi.
“Ne nuk jemi Prigozhin,” shton ai, duke iu referuar rebelimit të ashpër të liderit mercenar të ëagner-it, Yevgeny Prigozhin, kundër Kremlinit qershorin e kaluar, por që përfundoi i vdekur gjatë një aksidenti ajror.
“Ne nuk jemi aventuristë. Ne jemi ushtarë politikë. Ne i kuptojmë qartë qëllimet tona. Do të arrijmë hap pas hapi fitoren. Nuk do të jetë shpejt, si këtë vit. Ndoshta nuk do të jetë vitin e ardhshëm. Por është vetëm çështje kohe,”-shtoi ai.
Cezari dhe FRL kanë luftuar në disa nga betejat më të nxehta të dy viteve të fundit duke përmendur përplasjet në Bucha, Bakhmut, Horlivka, Kharkiv dhe së fundmi Avdiivka, një qytet në rajonin e Donetskut./ZËRI