Bota

Çmendet babai, gjen në shtrat vajzën me të dashurin, i godet në kokë të dy

Fqinjët kanë ngritur alarmin pasi kanë dëgjuar britmat e tërbuara të babait

E.K
Çmendet babai, gjen në shtrat vajzën me të dashurin, i
Foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Palermo, ku një burrë rrahu vajzën e tij 15-vjeçare dhe të dashurin e saj pasi i zbuloi së bashku në dhomën e gjumit.

Goditjet kanë qenë aq të dhunshme, sa dy të rinjtë kanë përfunduar të shtruar në spital. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pallavicino. Policia ka aktivizuar procedurat e kodit të kuq dhe ka denoncuar burrin për lëndime dhe keqtrajtime në familje.

Fqinjët kanë ngritur alarmin pasi kanë dëgjuar britmat e tërbuara të babait. Burri i ka goditur me sende të forta në kokë dy të rinjtë. Karabinierët e kompanisë San Lorenzo morën raportet mjekësore të të dyve, por edhe dëgjuan vajzën dhe të dashurin e saj për të rindërtuar dinamikën./ZËRI 

Poll

MOS HUMB