Bota

Ukraina i kërkon Meksikës të arrestojë Putin, autoritetet: S’varet nga ne!

Autoritetet e Meksikës e kanë refuzuar, duke sqaruar se nuk varet nga ata.

f.t
Ukraina i kërkon Meksikës të arrestojë Putin, autoritetet:
Vladimir Putin

UKRAINË-Ukraina i ka kërkuar qeverisë meksikane të arrestojnë presidentin rus Vladimir Putin bazuar në urdhër-arrestin e Gjykatës Ndërkombëtare, në rast se do të jetë prezent gjatë inaugurimit të presidentes Claudia Sheinbaum gjatë 1 tetorit. 

Ambasada pranoi faktin se Meksika fton përfaqësuesit e të gjitha vendeve me të cilat ka marrëdhënie diplomatike në inaugurim, por i kujtoi vendit urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për arrestimin e Putinit. Por autoritetet e Meksikës e kanë refuzuar, duke sqaruar se nuk varet nga ata.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë.Nuk varet nga ne,” u përgjigj Lopez Obrador kur u pyet nga gazetarët gjatë një konference për shtyp të enjten nëse autoritetet meksikane do të ndalojnë vërtet presidentin rus.

Sipas ambasadës meksikane, udhëheqësi rus do të vendosë nëse do të marrë pjesë vetë në ceremoni apo do të dërgojë ndonjë zyrtar tjetër të lartë për të përfaqësuar vendin./ZËRI

Poll

MOS HUMB