
GREQI- Katër shtetas turq janë vënë në pranga nga policia greke, pasi dyshohen për spiunazh. Mediat greke shkruajnë se katër turqit punonin në një antenë telekomunikacioni pa lejen përkatëse. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë greke, në një antenë të vendosur mbi Klinikën Rajonale Multifizike të Lindos.
Turqit pretendonin se ishin punësuar nga një kompani greke, por siç u konstatua, nuk kishin licencë nga Komisioni Kombëtar i Telekomunikacionit dhe Postave (EETT) për këto punime dhe as leje pune. Sipas informacioneve, të katërt në të kaluarën kanë shqetësuar EYP-në për veprimin e tyre. /ZËRI