
BARCELONË- Gjyqtari i Gjykatës së Lartë që drejton hetimet për Carles Puigdemont kërkoi zyrtarisht një shpjegim nga policia katalanase dhe Ministria e Jashtme spanjolle për arratisjen e liderit separatist dje, të enjten, pas rishfaqjes së tij në Barcelonë.
Gjykatësi Pablo Jarena, i cili lëshoi urdhrin e arrestit për Carles Puigdemont, kërkoi një shpjegim nga forca e policisë të cilat janë autorizuar dhe vendosur në Barcelonë për të parandaluar trazira. Jarena i kërkoi autoriteteve të shpjegohen se si “dështuan” në mbrojtjen e vendit dhe mos arrestimin e Puigdemont.
Zyrtari kërkon informacione për mjetet që ishin vendosur për ta lokalizuar në kufi dhe për ta arrestuar në momentin që ai do të shfaqej sërish. Ai kërkon emrat e atyre që ishin në ngarkim për këtë çështje. Duke qenë në Paris për Olimpiadën, Ministri i Brendshëm spanjoll tha se operacioni për arrestimin e tij është përgjegjësi e policisë së Katalonjës.
"Në qeveri, ajo që bëjmë dhe garantojmë është se Spanja është një shtet ligjor, ku zbatohet ligji dhe ku duhet të respektohen urdhrat e gjykatës", u tha ai gazetarëve.
Ndërkohë, një avokat i liderit separatist tha për një radio katalanase se klienti i tij "ndodhet jashtë" Spanjës.
Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i partisë së Puigdemont, "Së bashku për Kataloninë", tha sot se lideri separatist është kthyer në Belgjikë. /ZËRI/