Bota

U tha se gjendja e tioj është rënduar, por jo...Mbreti Charles i rikthehet detyrave shtetërore

Vizita do të jetë e para nga një seri angazhimesh nga Charles gjatë javëve të ardhshme, duke përfshirë pritjen e Perandorit dhe Perandoreshës së Japonisë gjatë vizitës së tyre zyrtare në Japoni në qershor. 6 maji është përvjetori i parë i kurorëzimit të mbretit, të cilin çifti mbretëror do ta festojë.

E.K
U tha se gjendja e tioj është rënduar, por jo...Mbreti Charles i
Mbreti Charles dhe Mbretëreshë Camila

BRITANI- Mbreti Charles do të kthehet në detyrat publike. Kjo u bë publike nga Pallati Mbretëror të premten. Monarku britanik kishte treguar në shkurt se vuante nga kanceri (edhe pse nuk tha se cili lloj) dhe se po merrte trajtim ambulator. Për këtë arsye ai pezulloi detyrat e tij publike, por vazhdoi të punonte nga zyra e tij.

“Ekipi mjekësor i Madhërisë së Tij është shumë i inkurajuar nga përparimi i bërë deri më tani dhe mbetet optimist për rikuperimin e vazhdueshëm të Mbretit”, tha një zëdhënës i Buckingham Palace

Ndërkohë pallati publikoi një foto të re të mbretit dhe mbretëreshës, e cila është bërë në Pallatin Buckingham më 10 prill, një ditë pas përvjetorit të 19-të të martesës së tyre. Çifti mbretëror do të vizitojë një qendër për trajtimin e kancerit të martën.

Vizita do të jetë e para nga një seri angazhimesh nga Charles gjatë javëve të ardhshme, duke përfshirë pritjen e Perandorit dhe Perandoreshës së Japonisë gjatë vizitës së tyre zyrtare në Japoni në qershor. 6 maji është përvjetori i parë i kurorëzimit të mbretit, të cilin çifti mbretëror do ta festojë.

Charles kohët e fundit kishte treguar se donte të kthehej në detyrat e tij. Gjatë festës së Pashkëve katolike ai kishte përshëndetur qytetarët ndërsa takoi edhe guvernatorin e Bankës së Anglisë për të prezantuar kartëmonedhat e reja.

Në çdo rast, detyrimet nuk do të korrespondojnë me një program të plotë, ndërkohë që do t'i nënshtrohen gjithmonë këshillave të mjekëve dhe rregullimeve kur është e nevojshme për të minimizuar rreziqet./ZËRI

Poll

MOS HUMB