Bota

Frika e dëbimit në Ruandë, i 'sposton' emigrantët nga Britania në Irlandë

Skema kryesore e kryeministrit britanik Rishi Sunak për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda nëse ata mbërrijnë në Britani ilegalisht u miratua nga parlamenti në fillim të kësaj jave dhe qeveria dëshiron që fluturimet e para të kryhen pas 10-12 javësh.

E.K
Frika e dëbimit në Ruandë, i 'sposton' emigrantët
Emigrantë të paligjshëm

Kërcënimi i dëbimit në Ruandë po bën që emigrantët të shkojnë në Irlandë në vend të Britanisë, tha sot zëvendëskryeministri irlandez për një gazetë britanike. Skema kryesore e kryeministrit britanik Rishi Sunak për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda nëse ata mbërrijnë në Britani ilegalisht u miratua nga parlamenti në fillim të kësaj jave dhe qeveria dëshiron që fluturimet e para të kryhen pas 10-12 javësh. Zëvendëskryeministri Michal Martin i tha Daily Telegraph se politika tashmë po prek Irlandën sepse njerëzit kanë "frikë" të qëndrojnë në Britani.

Ai tha se ata që kërkojnë azil dëshirojnë "të gjejnë një strehë të sigurt këtu dhe brenda Bashkimit Evropian në krahasim me mundësinë e dëbimit në Ruandë". Kufiri midis Irlandës së Veriut, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Republikës së Irlandës, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, është i vetmi kufi tokësor midis MB-së dhe BE-së që kur Britania u largua nga blloku evropian.

Ky kufi është në thelb i hapur, pa kontrolle të imigracionit, një kusht kyç i marrëveshjes që e nxori Britaninë jashtë BE-së në vitin 2020, që synon të shmangë një pikë të mundshme ndezjeje duke pasur parasysh historinë e konfliktit të ishullit./ZËRI

Poll

MOS HUMB