Bota

U shpall "i vdekur"! Ringjallet lideri i Hamasit, sulmoi Izrealin

Mohammed Sinwar u shpall i vdekur në vitin 2014 nga Hamasi, por në fakt raportohet se është një nga tre figurat që qëndrojnë pas sulmeve ndaj Izraelit që vranë 1,400 njerëz.

k.m.
U shpall "i vdekur"! Ringjallet lideri i Hamasit, sulmoi Izrealin
Yahya Sinwa dhe Mohammed Sinwar

IZRAEL-Një lider i Hamasit, i cili supozohej i vdekur është gjallë dhe organizoi sulmet terroriste të 7 tetorit nga një rrjet tunelesh në Gaza besojnë spiunët izraelitë, shkruan Dailymail. Mohammed Sinwar u shpall i vdekur në vitin 2014 nga Hamasi, i cili publikoi një imazh të tij të shtrirë në një shtrat me gjak. Por në fakt ky ishte një marifet që synonte ta mbronte atë nga tentativat izraelite për vrasje dhe raportohet se është një nga tre figurat që qëndrojnë pas sulmeve ndaj Izraelit që vranë 1,400 njerëz.

Mohammed Sinwar është vëllai më i vogël i Yahya Sinwa, liderit të Hamasit në  Gaza dhe terroristit më të kërkuar të Izraelit. Ai ndihmoi në lirimin e vëllait të tij të madh nga një burg izraelit gjatë një shkëmbimi të të burgosurve në vitin 2011 dhe konsiderohet një 'ekspert' në përdorimin e rrëmbimeve për të siguruar lirimin e të burgosurve.

Këtë javë imazhet e Mohammedit u shfaqën së bashku me atë të vëllait të tij gjatë një konference nga ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant. Sipas izraelitëve ekziton një teori se Muhamedin, është gjallë por as banorët e Gazës nuk e njohin atë. 

U shpall "i vdekur"! Ringjallet lideri i Hamasit, sulmoi Izrealin
Mohammed Sinwar

Ndërkohë Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka insistuar se nuk do të ketë armëpushim në luftën kundër Hamasit derisa të gjithë pengjet të kthehen. Duke diskutuar luftën në një konferencë shtypi nga Tel Avivi, Netanyahu tha se Izraeli "nuk do të ndalet derisa të përfundojmë misionin tonë" dhe se qëllimi i tij i vetëm është të fitojë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB