Bota

U plagos me 4 plumba, kryeministri sllovak lë ambientet e spitalit

Kryeministri sllovak është transferuar drejt Bratislavës

E.K
U plagos me 4 plumba, kryeministri sllovak lë ambientet e spitalit
Robert Fico del nga spitali

SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico ka lënë pas më shumë se dy javësh ambientet e spitalit, ku qëndronte i shtruar, pas plagosjes së rëndë me armë zjarri nga një shkrimtar 71 vjeçar.

Ai u transportua nga qyteti i Banska Bystrica për të vijuar trajtimin e tij në Bratislavë, që është edhe kryeqyteti i vendit.

59-vjeçari u qëllua 4 herë nga një distancë e afërt në qytetin qendror të Handlova më 15 maj, teksa përshëndeti mbështetësit pas një takimi qeveritar.

Nuk është e qartë nëse Fico është vendosur në banesën e tij në Bratislavë apo është transferuar në një spital tjetër, për të vazhduar trajtimin, ndërsa është ende herët për të zbuluar se kur ai do ti kthehet axhendës politike.

Politikani veteran, i cili ka shërbyer si kryeministër për më shumë se 10 nga 18 vitet e fundit, u rikthye në pushtet shtatorin e kaluar në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

Sllovakia është bërë gjithnjë e më e polarizuar muajt e fundit dhe sulmi vetëm sa ka thelluar tensionet. Sulmuesi i dyshuar, 71-vjeçari Juraj Cintula, është lënë në paraburgim i akuzuar për tentativë vrasje.

Poll

MOS HUMB