Bota

U nisën për aventurë/ 4 alpinistët në Francë goditen nga orteku, ndërrojnë jetë në vend

Gazeta lokale La Montagne tha se alpinistët që u goditën nga orteku kishin shkuar në një rrugë jashtë pistës me një udhërrëfyes.

a.l
U nisën për aventurë/ 4 alpinistët në Francë
Foto ilustruese

FRANCË- U nisën për aventurë në alpet Franceze me dëborë, 4 alpinistë kanë ndërruar jetë pasi janë goditur nga një ortek. Sipas "The Guardian" ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin malor Auvergne të Francës qendrore. 

Në një deklaratë për shtyp preferktura e departamentit Puy-De -Dome njoftoi se orteku ndodhi të dielën në një lartësi prej 1,600 metrash (5,250 këmbë) mbi fshatin Mont-Dore në një zonë të njohur si Val d'Enfer. 

Një operacion kërkimi me 50 persona u zhvillua për të gjetur trupat e viktimave ndërsa 3 të tjerë kishin mbetur të plagosur.  Gazeta lokale La Montagne tha se alpinistët që u goditën nga orteku kishin shkuar në një rrugë jashtë pistës me një udhërrëfyes.

Malet e Auvergne, shumë prej të cilave janë me origjinë vullkanike, nuk janë aq të larta sa ato në Alpe ose Pirenej më në jug, por mund të jenë shumë të largëta me mbulesë të gjerë dëbore./ ZËRI

Poll

MOS HUMB