Bota

U mor peng nga Hamasi, flet 85-vjeçarja: Kam përjetuar ferrin!

Yocheved Lifschitz u mbajt rob në Gaza për më shumë se dy javë përpara se të lirohej dhe të kthehej në Izrael të hënën vonë në mbrëmje.

k.m.
U mor peng nga Hamasi, flet 85-vjeçarja: Kam përjetuar ferrin!
Yocheved Lifschitz

IZRAEL- Yocheved Lifschitz - një nga dy pengjet e liruara nga Hamasi, ka treguar terrorin që ka përjetuar. Duke folur për mediat nga një spital në Tel Aviv, ajo përshkruan se si u rrëmbye nga persona të armatosur të Hamasit me motoçikleta.

"Kam kaluar nëpër një ferri që nuk e kisha imagjinuar më parë,"-tregoi Lifschitz, një gjyshe 85-vjeçare. Ajo u mbajt rob në Gaza për më shumë se dy javë përpara se të lirohej dhe të kthehej në Izrael të hënën vonë në mbrëmje.

"Ishte e vështirë, por ne do ta kalojmë edhe këtë," tha ajo, duke rrëfyer përvojën e saj për gazetarët jashtë Qendrës Mjekësore Sourasky të Tel Avivit.

Duke folur në hebraisht dhe e ulur përkrah vajzës së saj që përkthente, Lifchitz përshkroi se si u kap nga persona të armatosur të Hamasit gjatë sulmit të tyre brutal terrorist në Izrael më 7 tetor.

"Unë u rrëmbeva me një motoçikletë. Koka ime ishte në njërën anë të motoçikletës ndërsa këmbët vareshin nga ana tjetër. Kam marrë mavijosje,"-shtoi Lifshitz.

Deri më tani, të paktën 2,000 fëmijë janë vrarë në Gaza gjatë 17 ditëve. Sipas autoriteteve palestineze, ata janë në mesin e më shumë se 5,000 njerëzve të vrarë në bombardimet e Izraelit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB